Bota e qytetëruar ecën përpara me art e kulturë
(Shkrim kushtuar Festivalit të parë për Fëmijë në Amerikë. Zërat e Rinj)
Nga Violeta Mirakaj
Me 1 Qershor 2013 do të zhvillohet Festivali i Parë i Këngës për Fëmijëve në New York. Ideja e këtij aktiviteti kulturor, muzikor artistik për fëmijëve, lindi si një domosdoshmëri, si një kërkesë e brendshme e zhvillimit të jetës këtu në komunitetin shqiptar.
O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare në vend të huaj shprehet Gëte. Kjo është dhe kredoja e këtij festivali. Pra, do të këndohet shqip, me tekste dhe muzikë të krijuar nga artistë shqiptarë.
Ky festival përkon me ditën e fëmijëve, 1 Qershor. Kjo ngjarje artistike do të ketë një ndikim pozitiv, frytdhënës në traditën kulturore kombëtare; pasi në të njëjtën ditë me fëmijët bashkatdhetarë shqiptare, atje ne Atdheun tonë të largët do të festohet.
Ky aktivitet do të ecë në gjurmët e traditës mbi 50 vjeçare që Festivali kombëtar i Fëmijëve është organizuar në çdo 1 Qershor. Nismën e parë e ka në vitet 60, ne qytetin e lashtë të Shkodrës ku meritë për ngritjen dhe funksionimin aq bukur të Festivalit të Fëmijëve në Shkodër ka dhe komuniteti i artistëve shkodranë i atyre viteve siç ishte Çesk Zadeja, Avni Mula, Ibrahim Tukiçi, Tish Daia e shumë të tjerë… Ku patën si qëllim të ruajnë traditën, të ruajnë historinë..dhe të mos e nisin çdo gjë nga e para pasi dëmtojnë veten, se bota e qytetëruar ecën përpara me art dhe kulturë. Dhe si për vazhdimësi të kësaj tradite të bukur, është shkodrania e talentuar Pranvera Çobo, ku me profesionalizëm merr nismën me një grup pune harton një projekt Festivali i Këngës për Fëmijëve në U.S.A. Zërat e Rinj Është një lidhje, një vazhdimësi shumë kuptimplotë.. projekti është i detajuar me të gjitha etapat dhe mundësitë për të realizuar më shumë sukses këtë aktivitet, këtë festë të bukur të fëmijëve. Repertorit të këngëve për fëmijëve në vite, të teksteve dhe të melodive të bukura, do tu shtohen dhe ato të krijuara këtu në Amerikë; të cilat do të jehojnë në një nga sallat e koncerteve dhe të aktiviteteve kulturore këtu në New York, në Manhattan
Realizimi i festivalit, i këtij aktiviteti do të jetë i realizuar me këngë, tekste dhe muzike shqiptare, krijime të reja si dhe me këngë të viteve. Këtu do të krijohet mundësia të këndohet shqip nga fëmijët e lindur në Amerikë, ose të ardhur nga vise të ndryshme ku flitet kjo gjuhe e bukur si një nder me të vjetrat në shekuj…
Tematika e Festivalit i është përshtatur plotësisht botës fëmijërore me qëllim që fëmijët të ndjehen si mbizotëruesit e këtij aktiviteti kulturor. Këta fëmijëve të ndjehen krenar me origjinën e tyre, duke krijuar një spektakël të vërtetë me bukuri, gëzim, larmin, dhe lumturinë që sjell një festival i këtij lloji.
Duke pasur parasysh thënien e Vebar Muzika është gjuha e vërtetë e të gjithëve ky aktivitet presupozon edhe si një fillim i një dialogu që krijon atmosferën e përshtatshme për komunikimin në gjuhen shqipe; do të çoj me tej vizionin kulturor në shoqërinë tonë, në komunitetin shqiptar, nëpërmjet sjelljes në skenë pjese nga jeta fëmijërore që është aq e brishtë dhe e paharrueshme në jetën e tyre.
Tekstet, dhe meloditë e këngëve do të hyjnë në jetën e çdo familje shqiptare si një relike e çmuar që do të jetoje në vite me rradhë në ndërgjegjen e tyre, apo në albumin e jetës se tyre. Natyrisht kjo krijon mundësinë tjetër për shoqërinë tonë në atë të drejtimit të edukimit. Muzika dhe artët e tjera ndihmojnë fëmijët në rezultate sa me të larta të testet e shtetit, nivelin e diplomimit dhe në njohuritë sociale.
Stafi i Festivalit është i përberë nga Drejtuese artistikë: Pranvera Çobo; Koordinator organizativ: Lorent Çobo; libreti: V. Mirakaj; Skenografia Altin Rizi; Regjisor Bujar Alimani; Orkestruesat: Tom Lleshi; Valentin Veizi; Ervin Bushati; Yllka Neziri
Media: Albania Culture TV: Adem Belliu
Kompozitorët: Valentin Veizi, Ervin Bushati, Luan Zhegu, Dolinar Spahiu, Tom Lleshi, Pranvera Çobo, Hamdi Gjanaj, Enteëla Kaba, Luan Bakiu.
Tekstet: Ledina Stillo, Dolinar Spahia, V. Mirakaj, Entëla Kaba etj..
Prezantuesit Herion Mustafaraj, Marilda Miller
Në përgatitjen e fëmijëveve janë marre mesuesit e muzikes Pranvera Çobo, Hamdi Gjana, Entela Kaba, Klara Kukuni(në Arizona)
Aktiviteti është i kombinuar dhe me grupin e të ftuarve si: Grupi i valleve nga shoqata Shqiptaro Kanadeze në Toronto të drejtuar nga Ramazan Kellezi; Grupi i valleve nga fondi i përbashkët islamik në Paterson, NJ; Grupi i valleve nga kisha Zoja e Shkodrës, përgatitur nga Angjelina Nika
Një vend të veçantë zë ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare i përbërë nga Kënga e vallja shqiptare në N.Y. dhe shkolla shqipe në Paterson të NJ të përgatitur nga P. Çobo
Për të patur një larmi më të madhe në Festival do ketë dhe këngëtar të ftuar, si Gëzim Çela me këngën Kompozitori dhe fëmijët, Haxhi Dauti me këngën Gjuha jonë; etj..
Përzgjedhjet e këngëtareve, konkurset janë zhvilluar në shtetet: Michigan Philadelphia, Arizona, New Jerse dhe New York
Juria e konkursit ka qenë i përbëre nga: Pranvera Çobo (kryetar) ;Hamdi Gjana (anëtar); Guri Gjecianta (anëtar). Të gjitha këto konkurse janë transmetuar dhe nga media, Albania Culture nga z. Adem Belliu. Në Arizona transmetohet në TV Iliria
Për realizimin e këtij aktiviteti, ky projekt ka mbështetësit e saj. Një rol shume të madh ka dhënë dhe po jep Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Nëw York, me konsull Dritan Mishto; Serxho Bytuci po jep ndihmësen e tij për krijimin e logos, simbolit të festivalit. Një mbështetje ka dhenë Organizata e Gruas Shqiptaro Amerikane Motrat Qiriazi me presidentwn e saj Ana Kohen, ku i bashkëngjitët shoqata Bijtë e Shqipes Philadelphia me kryetar z. Sadik Elshani, dhe Fondi i përbashkët Islamik- shqiptar në Paterson të N.J.
Në mbështetësit e këtij festivali, është gjetur mbështetje dhe nga z. Mark Gjonaj, si përfaqësues në Ansamble për shtetin e N.Y
Në këtë shkrim u tregua edhe për një nga aktivitetet e veçantë, e cili do të jetë i suksesshëm ashtu si dhe shumë aktivitete tjera kulturore artistike që janë zhvilluar në kohë nga talentet shqiptarë, si dhe të mbështetur dhe nga artdashësit e saj shqiptarë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, tregojmë dhe njëherë ne si komunitet shqiptar se: Bota e qytetëruar ecën përpara me art dhe kulturë.