Allegri: Fitorja në momentin e duhur

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Palermos se fitorja erdhi në momentin e duhur për të dalë nga kriza.
“Të gjithë luajtën mirë. Ne në fillim të pjesës së parë shfaqëm autoritet dhe më pas u shfaqën aftësitë individuale të lojtarëve tanë”.
“Ishte ndeshje me rëndësi sonte, të gjithë lojtarët e mi e kuptuan se pesë pikët në tabelë ishin pak dhe kështu është dashur të fitojmë. Ndoshta ndaj Juventusit ishim të lodhur, edhe pse kemi qenë në nivel jo të mirë teknik”, potencoi Allegri.