Ferguson: Ja pse qëndroi Rooney në stol!

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka pranuar se ai e ka lënë në pankinë Wayne Rooneyn për ndeshjen ndaj Liverpoolit për shkak se sulmuesi ishte tepër i prekur nga pezullimi.
Rooney është pezulluar për tre ndeshje nga UEFA, duke bërë kështu që sulmuesi të luajë në Euro 2012, të paktën në fazën grupore.
“Wayne është tepër i prekur nga ky pezullim Ai mund të mungojë në Euro 2012 për shkak se askush nuk garanton që Anglia do të kualifikohet nga grupi. Anglia e ka pasur shumë të vështirë që të kualifikohet në kampionate të mëdha dhe për Rooneyn tre ndeshje pezullimi janë shumë”, deklaroi Ferguson.