E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: Juventus ende favorit

Trajneri i Milanit, Masemilliano Allegri duket se ka ndryshuar shumë pak gjëra nga sezoni i kaluar. I njëjti pasion, pak a shumë të njëjtët lojtarë dhe me një besim të madh te të rinjtë, trajneri i kuqezinjve flet me optimizëm për një sezon sa më të mirë. Në luftën për titull ai shikon si favorite Juventusin edhe pse bardhezinjtë po zhgënjejnë në ndeshjet miqësore.

Strategu i Milanit është i kënaqur më të rinjtë që ka në përbërje pasi ato transmetojnë optimizëm dhe dëshirë të madhe për të fituar. Ai tha se janë pikërisht këto futbollist në një moshë kaq të re mund të provojnë gjëra të reja dhe kanë më shumë stimuj dhe pasion për të dhënë gjithcka në fushën e lojës.

Allegri nuk la pa përmendur edhe situatën e vështirë kur ishte pranë largimit dhe beson se ka bërë zgjedhjen e duhur duke e konsideruar punën e tij si një sfidë që duhet ta fitojë. Trajneri toskan e sheh skuadrën e tij si pretendente për titull edhe pse e pranon se Juuventusi për momentin është më lart. Sipas tij skuadra është në moshë të re por ka futbollistë me kualitet. Ai beson se kampionatti do të jetë I ekulibruar.

Milani nuk ka ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar sepse nuk ka bërë shumë blerje në merkato nisur edhe nga buxheti I reduktuar. Prej kohësh kuqezinjtë janë në kërkim të një përforcimi në vijën e parë të sulmit ku dy kandidatët kryesor janë Honda dhe Ljajiç por kuqezinjt nuk mund të shpenzojnë më shumë se 8 milionë euro ndaj kanë hasur shumë vështirësi në arritjen e marrëveshjeve me klubet  përkatëse. Lidhu me këtë Allegri e pranoi se ka nevojë edhe për një përforcim por nuk është e domosdoshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›