E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti dominon Mourinhon

Real Madrid është fitues i turneut të zhvilluar në Amerikë, “Guinnes Cup”, pasi në finale ishin bindshëm më të mirë se skuadra e ish trajnerit të tyre Chelsea, të cilët i mposhtën me rezultat 3:1.

Los Blancos qysh në filllim i treguan Mourinhos, se nuk do ta ketë lehtë pasi braziliani Marcelo, shënoi për epërsinë fillestare, por nuk kaloi kohë e gjatë Ramires pasi kaloi mjaft mirë mbrojtësit kundërshtar me parabolë mposhti edhe Casilasin.

Mirëpo kur në fushë është Ronaldo, atëherë nuk mungojnë golat spektakolar së pari me një gjuatje perfekte të lirë portugezi riktheu buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve të Realit, e më pas edhe vulosi edhe tërë fatin e takimit.
Kështu vjen humbja për Chelsean e Mourinhos, derisa italani ka filluar furishëm në krye të nënkapmionit spanjoll, ku po shkel gjithqka që po i del përpara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›