Allegri: Milan-PSV vendos merkaton

Massimiliano Allegri rikthehet më një deklaratë interesante në vigjilje të përballjes me PSV në kuadër të playoffit të Champions League.
Trajneri i rossonerëve është shprehur kështu në intervistën për gazetarë: Kjo ndeshje është çelësi jonë për prestigjin dhe stinorin e sivjetëm, poashtu është deçizive edhe për merkaton tonë të sivjetme.Ne e dijmë se vijmë pas një loje të keqe ndaj Veronës dhe nuk duam ta përsërisim këtë, dhe tani duhet të luajmë pa shumë presion dhe pa nervozizëm të tepruar.
Ne duhet të tregohemi të duruar se përpara do të kemi një ekip shumë kolektiv. PSV është një ekip i ri që luan futboll të mirë dhe janë mjaft entuziast.Ne nuk duhet të mendojmë që na konvenon rezultati 1-1, por duhet të mendojmë që të mos pranojmë gol, dhe gjithsesi duhet ti shmangemi lojës që e luajtëm ndaj Veronës në fundjavë./indeksonline/