E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, Shqipëria sy e veshë nga Italia

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } ITALI - Teksa në kampin e ekipit kombëtar të futbollit për herë të parë në këto eleminatore të kampionatit botëror të Brazilit gjithcka ishte e kompletuar më së miri dhe gati për ndeshjet e shtatorit vjen një krisje nga Italia, aty ku luan kapiteni ynë Lorik Cana. Pas daljes nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjen me ekipin e Udineses për shkak të një dëmtimi është vendosur në alarm De Biasi, por edhe i gjithë stafi kuqezi për të mësuar nëse rrezikohet ndeshja e parë që do të zhvillohet 6 shtator përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe 10 shtator përballë Islandës po në transfertë.

30 vjecari doli nga fusha për shkak të një dëmtimi që pësoi në këmbë, madje nuk është paraqitur as ditën e djeshme në stërvitjen e ekipit të Lacios duke qëndruar nën kujdesin maksimal të mjekëve, të cilët po përpiqen ta riaftësojnë sa më shpejt ku përpara është ndeshja me ekipin e Juventusit. Për herë të parë për dëmtimin e Canës ka folur edhe përfaqësuesi i stafit mjekësor të ekipit të Lacios, Stefano Salvadori, sipas të cilit mbrojtësi shqiptar dyshohet se ka pësuar tërheqje muskulore.

Mjekët janë kujdesur për të shmangur komplikacionet e mëtejshme në pulpë, ndërsa një përgjigje më e saktë për shkallën e dëmtimit do të merret pas rezonancën manjetike. Stefano Salvadori shprehet se’ Për fat të keq ekziston dyshimi i një lëndimi të muskujve, sot ne do të realizojmë rezonancën manjetike për të mësuar më shumë rreth dëmtimit. Nga përgjigja e rezonancën do të varet edhe koha e rikuperimit” deklaroi ai. Sot përvec stafit teknik të ekipit të Lacios një përgjigje e pret me shumë interes e pret edhe stafi teknik i ekipit kombëtar me në krye De Biasin, por sipas të gjitha gjasave Cana do të jetë në ndeshjen e parë në Lubjanë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›