Allegri: Njëherë Parma, pastaj Barca

Masimiliano Allegri ka deklaruar se lojtarët e tij duhet të mendojnë për të kaluar pengesën e radhës të quajtur Parma, pastaj të mendojnë për Barcelonën.
"Kam kërkuar përqëndrim nga ta. Do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Në sulm tani nuk kemi probleme sepse dy sulmuesit tonë kanë karakteristika bashkë dhe përshtaten në lojë së bashku. Balotelli po i jep forcë morale skuadrës dhe kërkoj nga ai që të menaxhojë mirë jetën e tij private sepse të gjithë jemi të kënaqur me punën që po bën. Të kalojmë njëherë Parmën për të menduar për sfidën ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve" deklaroj Allegri./Indeksonline/