E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka e hapur, në një ndeshje spektakël

Real Madridi ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë me Manchester United. Në një ndeshje fantastike me plot raste, United arriti të del i pamposhtur në Bernabeu.

Danny Wellbeck realizoj për 0 me 1 në minutën e 20 të ndeshjes. Një harkim të bukur nga Di Maria edhe më bukur e konkretizoj Ronaldo duke shënuar golin e barazimit dhe të parin kundër ish skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën raste shënimi por që portierët ishin në nivel duke mos lejuar të pësojnë gola.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në "Old Traford" aty ku pritet të jetë gjithçka e hapur dhe e mundshme./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›