E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri lavdëron Ibran

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e Zlatan Ibrahimoviç, duke thënë se suedezi po përjeton vitin më të mirë në karrierën e tij.

“Ai po e kalon sezonin më të mirë të tij në aspektin e intensitetit. Ibra është shumë i entuziazmuar, ndihet si lider dhe gjithashtu di si të mbrojë, që është një gjë shumë e rëndësishme. Nëse ai kthehet në mbrojtje, të gjithë e ndjekin atë”, theksoi Allegri.

Ai shtoi se kartoni i kuq për mesfushorin Van Bommel në debutimin e tij në Serie A ishte mjaft i drejtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›