Branca: Tottenhami kërkon 40 milonë për Bale

Drejtori i Interit, Marco Branca, ka zbuluar se Tottenhami ka kërkuar më shumë se 40 milionë paund për shërbimet e Gareth Bale.
Ishte tabloidi Guardian që me anë të Twitterit publikoi lajmin bombastik se zikaltërit janë në gjendje të ofrojnë 40 milionë euro, një informatë që për shumë ishte një gënjeshtër, por në fakt është e kundërta.
“Një ditë para se të publikohej ky lajm, unë kam marrë një sms nga presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, i cili më tha se shuma është më e vogël se sa klauzola e vërtetë e tij.
“Tottenham kërkon më shumë se 40 milonë paund për Bale. Ai padyshim se është lojtar që na intereson dhe të cilin e monitorojmë, por çmimi nuk është i përshtatshëm për politikat e klubit tonë”, u shpreh Branca.