E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alma Alikaj: Ju tregoj intrigat e shtëpisë së Big Brother 4

Vajza nga Shkodra, tashmë ish-banore e BB4 tregon me imtësi përvojën e saj brenda shtëpisë, raportin me banorët jashtë, me të fejuarin, me babanë dhe arsyet e vërteta pse është kaq shumë e zhgënjyer nga Neda, Ogreni dhe Mirjeta

Ka qenë një nga lojtaret më të forta brenda shtëpisë së Big Brother, por pavarësisht mbështetjes së madhe të mijëra fansave, Alma Alikaj ka dalë nga shtëpia dy javë përpara finales së madhe. Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother 4 na tregon prapaskenat dhe intrigat e banorëve, por edhe raportin e saj me Antonion, babanë e saj, si dhe për miqtë që ka fituar nga kjo eksperiencë.

Disa nga ish-banorët e shtëpisë së Big Brother 4 e kanë pasur të vështirë të rikthehen në realitet, i cili tashmë është shumë ndryshe për ju, pasi keni vëmendjen e mediave dhe të publikut. Po ti Alma si po i përjeton gjithë këto emocione?
Është diçka e bukur, kjo nuk diskutohet, por edhe pak stresuese. Është e bukur, sepse të rrish tre muaj e mbyllur brenda katër mureve dhe të dalësh dhe të shohësh njerëzit që të falënderojnë, që të përqafojnë, të përgëzojnë, patjetër që është e bukur. E kujt nuk do ti pëlqente kjo?!

Të erdhi keq që dole pikërisht tani që loja është edhe më e fortë dhe na ndajnë vetëm pak ditë nga finalja?

Absolutisht jo, sepse unë e kam deklaruar se nuk ishte qëllimi im të fitoja. Kisha si qëllim të merrja pjesë, por sikur të fitoja do të isha e lumtur, nuk diskutohet, por që unë të luftoja për të fituar, ky nuk ishte qëllimi im.

Fansat kanë ngelur paksa të zhgënjyer nga dalja jote, nuk e kanë pritur. Mendon se ke gabuar diku që u eliminove?


Gabim nuk kam bërë asgjë. Nuk e di sesi, apo pse, pasi akoma nuk kam marrë një përgjigje të qartë, sepse mesa po shoh opinionet e njerëzve, komentet në rrugë, apo edhe në internet janë të gjithë të kënaqur dhe më përgëzojnë. Janë të zhgënjyer pse unë kam dalë, por nuk ka qenë në dorën time.

Shpresoje që të shkoje të paktën në finale?

Nuk e kisha si synim. Nga opinionet që po shoh mendoj se duhet të isha në finale dhe nuk e di pse jam jashtë kur më paskan dashur kaq shumë.

Me ngjarjet që kamerat e BB4 kanë ofruar, publiku është azhornuar, por cilat janë prapaskenat e shtëpisë së BB4, që ndoshta nuk kemi arritur ti shikojmë, apo ti kuptojmë nga ekrani? Gjithmonë nëse ka!


Po, janë disa gjëra të vogla, disa veprime, të cilat të lënë të nënkuptosh shumë aty brenda. Janë disa veprime që të bëjnë të kuptosh reagimin e tjetrit, qoftë për mirë, qoftë për keq, qoftë për të nominuar dikë, apo një tjetër. Tani që jam jashtë kam folur me një ish-banore, e cila më tha pse nuk isha mbledhur me një grup të caktuar për të nominuar dikë, apo dikë tjetër. Por qëllimi im ishte të bëja lojë të pastër dhe në momentin që kam parë dikë të bëjë lojë të pistë, unë i jam hedhur sipër, nuk i kam lejuar.

Mund të thuash se ke fituar edhe miq nga eksperienca jote në Big Brother 4? Nëse po, cilët janë ata?


Të thuash mik është fjalë e madhe. Nga shtëpia e Big Brother 4 them se kam fituar të njohur, disa janë pak më shumë. Miqtë e mi janë më shumë jashtë, ndërsa brenda është një copë e zemrës sime, siç është Marieli që e kam shpirt, kam respekt për Ergysin, pavarësisht disa konflikteve dhe debateve që kishim bashkë. Ai po bënte lojën e tij, strategjinë e tij dhe unë iu përgjigja, por asnjëherë nuk e kam akuzuar unë e para, askënd. Në momentin që jam ndjerë e kërcënuar, kam kërcënuar edhe unë. Ndërsa miqtë e mi jashtë shtëpisë janë, Alkena, e cila është motra ime e vogël, Shkëlqimi, Petriti, Klodi, Klaudia, natyrisht.

Me cilin nga banorët nuk do të doje kurrsesi të krijoje një raport?


Sigurisht me Ogrenin dhe me Nedën. Unë pranoj që është lojë, e kam pranuar gjithmonë, por të ulesh, të shesësh dinjitetin, shpirtin, besnikërinë, të gjitha virtytet që kanë shpalosur në fillim, ti sakrifikosh këto për lojën dhe ti japësh thikë pas shpine personit që i ka mbrojtur dhe i ka ndihmuar, për mendimin tim është diçka e llahtarshme. Këtë nuk e pranoj as në jetën e përditshme, as për lojë.

Është hapur një debat mes publikut edhe në forume për një marrëdhënie intime mes Nedës dhe Ogrenit. Realisht ka ndodhur, apo jo?

Mesa kam parë unë jo. Pavarësisht raportit që kam unë me Nedën, i cili u shndërrua nuk mendoj se kanë kryer marrëdhënie në shtëpi. E kam ditur që bëheshin shumë intriga pas shpatullave të mia dhe i kam përballuar. Unë nuk kam bërë intriga. Sinqerisht nuk mendoj se Neda e ka bërë atë gjë. Meqenëse më ka thënë disa herë që është e virgjër nuk besoj se e ka bërë.
I rikthehemi edhe njëherë bashkëjetesës tuaj në shtëpi. Çfarë nuk kemi parë ne nga jashtë? Çfarë shkonte keq në bashkëjetesën tuaj brenda shtëpisë?


Aty problemi i shumë personave është se ngrihen në mëngjes dhe mendojnë lojën, shkojnë për të fjetur në darkë dhe mendojnë lojën, duan të thonë diçka dhe nuk e thonë, sepse kanë frikë se dalin keq. Nuk janë vetvetja dhe kanë frikë të shprehen. Shumë persona janë shitur ndryshe aty, por realisht dolën vetvetja. Ndërsa unë, të mirën, të keqen, të bardhën, të zezën e kam thënë gjithmonë pa pasur frikë, sepse në momentin që kam hyrë nuk kam menduar finalen, apo të fitoj. Unë kam shkuar në BB4 për të dhënë një mesazh dhe mendoj se e kam dhënë, përderisa po marr këto përgjigje jashtë.

Dy javët e fundit objekt i shumë debateve në shtëpi ka qenë higjiena, gatimi, kushtet më minimale të jetesës në një shtëpi. Ishte një arsye e fortë për të bërë debat kjo?


Gjatë kohës që isha unë në shtëpi, përsa i përket pastrimit të shtëpisë jam kujdesur unë. Neda javën e fundit nisi të angazhohej disi, por nuk mund të kapesh në këtë pikë, sepse është ende e vogël dhe do të rritet, të mësohet. Për mua nuk ka qenë problem nëse angazhohej apo jo, thjesht të pyeste a ke nevojë për ndihmë, sepse të bëhet qejfi nga një pyetje e vogël. Marieli e ka marrë me tapi vendin e pjatave dhe të pastrimit të shtëpisë. Megjithatë ka të bëjë shumë edhe nga vullneti që gjithkush ka.

Cilat kanë qenë intrigat që janë bërë në shtëpi dhe që ne nuk kemi arritur ndoshta ti shohim me atë sy, ti kuptojmë dhe ti ndjejmë sikurse ju që ishit brenda?


Publiku i ka kuptuar intrigat, sepse Vëllai i Madh nuk të lejon të fshihesh. Intriga më e madhe mendoj se ka qenë ajo që është bërë kundrejt meje, në lidhje me raportin me Shkëlqimin. Ajo ka qenë intriga më e madhe dhe më e fortë, sepse nuk dinin ku të kapeshin dhe menduan të më preknin në një pikë, që ishte raporti im me Antonion. Aty ka qenë diçka e pahijshme. Nuk mund të ngatërrosh një raport miqësie në diçka më shumë, veçanërisht Ermela që konsiderohet si një vajzë me mendje të hapur.

Alma, nëse dëshiron dhe mundesh na rrëfe motivet e ftohjes së marrëdhënies tënde me babanë?

Prindërit e mi janë ndarë 19 vjet më parë dhe gjatë viteve të para kemi folur. Është e vërtetë që mua më ka ndihmuar shumë hall

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›