E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almhofer OSBE nuk do ti ndahet Kosoves

Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi priti shefin e OSBE-se ne Kosove Verner Almhofer

Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi priti shefin e OSBE-se ne Kosove Verner Almhofer

Prishtine 2 Mars 2011 NOA 8211 Ne takimin e sotem te kryetarit te Kuvendit te Republikes se Kosoves dr. Jakup Krasniqi me shefin e OSBE-se ne Kosove ambasadorin Verner Almhofer u bisedua per bashkepunimin e metutjeshem ne mes te Kuvendit te Republikes se Kosoves dhe OSBE-se.

Ne prononcimin per media Krasniqi falenderoi ambasadorin Almhofer per ndihmen e deritashme dhe per premtimin e tij se ndihma dhe bashkepunimi do te vazhdojne edhe ne te ardhmen.

OSBE-ja ka ndihmuar shume ne demokratizimin e institucioneve te Kosoves dhe ndertimin e raporteve te mira me shtetet e rajonit dhe te Evropes tha Krasniqi.

Ne vijim Krasniqi kerkoi nga ambasadori Almhofer qe OSBE permes mekanizmave qe posedon te ndihmoje ne venien e kontakteve edhe me shtetet qe se kane njohur Kosoven.
Nderkaq ambasadori i OSBE-se Verner Almhofer duke i uruar rizgjedhjen ne krye te Kuvendit dhe krijimin e institucioneve te reja ne Kosove e siguroi kryeparlamentarin Krasniqi se bashkepunimi dhe ndihma e OSBE-se do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

Po ashtu Almhofer tha se OSBE eshte e perkushtuar qe te ndihmoje ne krijimin e mekanizmave te brendshem te Kuvendit. Ai me kete rast shprehu interesim te vecante per te drejtat e njeriut e te komuniteteve dhe per barazine gjinore brenda Kuvendit.

a.b/NOA

Lajme te ngjashmeKrasniqi Sjemi kunder bisedimeve me BeogradinBosh takon Krasniqin per zhvillimet ne vendPresidenti dekreton faljen e 103 te denuarveMbledhja konstituive e Kuvendit mbahet me 21 shkurtPacolli Askush nuk na pengon te aplikojme standarde te njejta LidhjeJakup Krasniqi Kryetari i Kuvendit te Republikes se Kosoves prishtine Verner Almhofer

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›