E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli Askush nuk na pengon te aplikojme standarde te njejta

Presidenti Pacolli priti nje delegacion te Keshillit te Larte te Drejtesise te Shqiperise

Presidenti Pacolli priti nje delegacion te Keshillit te Larte te Drejtesise te Shqiperise

Prishtine 2 Mars 2011 NOA 8211 Presidenti i Republikes se Kosoves Behgjet Pacolli priti sot nje delegacion te Keshillit te Larte te Drejtesise te Shqiperise te kryesuar nga zevendeskryetari z.Kreshnik Spahiu.

Presidenti Pacolli theksoi ne takim se funksionimi i sistemit te drejtesise eshte me rendesi shume te madhe per zhvillimin e nje shoqerie nje shteti dhe per imazhin e tij ne pergjithesi.
Ne kete plan ia theksoi nevojen e krijimit te kushteve sa me te mira per punen e te gjithe atyre qe jane pjese e ketij sistemi shume te rendesishem per shtetin si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.
Ai gjithashtu e cmoi shume te rendesishem bashkepunimin mes dy shteteve me qellim te shkembimit te pervojave por edhe te arritjes se rezultateve ne drejtim te permiresimit te pergjithshem te imazhit te shqiptareve ne bote imazh i cili mund te permiresohet me shume pune e jo me shume fjale me nje funksionim te teresishem te te gjitha segmenteve te shoqerise sone.
Presidenti Pacolli krahas bashkepunimit dhe shkembimit te pervojave u shpreh se askush nuk mund te na pengoje te aplikojme ligje dhe standarde te njejta.
Edhe zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise te Shqiperise z.Kreshnik Spahiu u shpreh se bashkepunimi mes Kosoves dhe Shqiperise ne fushen e drejtesise mund te intensifikohet dhe te zhvillohet edhe me tej.
Ai gjithashtu shtroi nevojen e permiresimit te sistemit te drejtesise duke e mbajtur ate larg ndikimeve politike duke shtuar se vetem sistemi i mire i drejtesise e pastron politiken.
Z.Spahiu shtroi gjithashtu ceshtjen e imazhit te shqiptareve per ngritjen e te cilit duhet dhe mund te behet shume me shume si nga politika ashtu edhe nga te gjitha fushat e tjera te funksionimit te shtetit.

a.b/NOA

Lajme te ngjashmePacolli Si shtet i ri kemi nevoje per shume miq Ministri i Brendshem Thellim te sundimit te ligjitRexhepi Me danezet plan per emergjencatAlmhofer OSBE nuk do ti ndahet KosovesKrasniqi Sjemi kunder bisedimeve me Beogradin LidhjeBehgjet Pacolli Kreshnik Spahiu Presidenti i Republikes se Kosoves prishtine

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›