E Diel, 1 Nëntor 2026

Almunia: Trofetë mund ta mbajnë Fabregasin tek Arsenali

Sipas gardianit të “topçinjve”, kusht për qëndrimin e Fabregasit në Londër është vullneti i klubit për të fituar të paktën një trofe.

“Arsenali duhet të bëjë të pamundurën për të fituar një trofe. Kjo është vendimtare për qëndrimin e Fabregasit në ekipin tonë”, deklaron Almunia. 

Fabregas ka shfaqur prej kohësh pakënaqësi ndaj klubit, për më tepër që ofertat në drejtim të tij nga gjigantët evropianë nuk mungojnë. Milani është një nga ekipet e interesuara, dhe në rast se kuqezinjtë largojnë Pirlon në drejtim të Çelsit, atëherë spanjolli Fabregas do të jetë zëvendësuesi i tij.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›