Itali, dy shqiptarë kapen me 15 kg heroinë të pastër
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se arrestimi i shqiptarëve ndodhi në qytezën San Benedeto të Trontos. Sipas autoriteteve të policisë, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të heroinës të sekuestruar ndonjëherë në rajonin e Markes në 20 vitet e fundit.