E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Do ta mbyll karrierën te Ferrari

“Me siguri Ferrari do të jetë skuadra ime e fundit. Jam shumë më tepër i përgatitur në krahasim me sa isha kur u riktheva te Renoja. Jam gati për këtë sfidë të madhe. Të arrish rekordet e shtatë herë kampionit të botës, Shumaker, është e vështirë në garat e sotme, por do përpiqemi të fitojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Dua të lë shenjën time te Ferrari”, u shpreh dy herë kampioni i botës.Më tej ai vlerësoi frymën familiare që ndihet në mjediset e skuderisë nga Maranelo: “Të pilotoja një Ferrari ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë dhe tashmë është realitet. Është bukur të jesh në këtë skuadër dhe shumë e vështirë të përshtatesh diku tjetër pas saj”.Në fund një koment edhe në lidhje me rikthimin në pistë të Mikael Shumakerit: “Vetëm ai i di më së miri motivet e veta. Nëse ka vendosur të rikthehet, me siguri e ka bërë këtë sepse ndihet i gatshëm”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›