E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, u kapën me drogë, pranga dy shtetasve

Operacioni policor i koduar “Qerret”, u ndërmor orët e para të mëngjesit, duke çuar në pranga shtetasit  Leonard Faskaj, 32 - vjeç, lindur në Cakran Fier dhe banues në Tiranë si dhe  Liridon Hyla, 20 - vjeç, lindur në Pejë dhe banues në Tiranë.Kapja e tyre u bë rreth orës 01:30 të ditës së sotme në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të fshatit Qerret, ku pas një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, u gjet e fshehur në automjetin e tyre, një sasi prej 4036 gr, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte e futur në dy qese, të fshehura në vendin e gomës rezervë në bagazhin e automjetit tip Benz, me targë Tirane.  Ndërkohë, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Liridon Hyla, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi prej 3 gr lëndë e dyshuar narkotike e lloit “Kokainë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy qese plastike, njëra transparente dhe tjetra me ngjyrë të zezë, ku brenda kishte sasi bime me ngjyrë dhe karakteristikë si ajo e “Cannabis Sattiva” me peshë 4036 gr, 3 gr lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë e dyshuar narkotike Kokainë, mjeti “Benz”, një sasi prej 118 000 lekë, 3 telefona celular “Nokia”, dhe 2 pasaporta, kartë identiteti, patentë si dhe dokumenta të ndryshme.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›