E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Massa do te jete nje rival i forte

Piloti spanjoll, Fernando Alonso, i dedikoi disa fjalë të ngrohta shokut të tij të skuadrës, Felipe Massa, pas zyrtarizmit të largimit të brazilianit nga Ferrari në sezonin e ardhshëm.

Pas tetë sezonesh tek “kokëkuqja”, Massa do të zëvendësohet në 2013-n nga ana e Kimi Raikkonen dhe në profilin e tij në “Twitter”, Alonso deklaroi: “I uroj mikut tim Massa të gjithë fatin për vitet e ardhshme. Do të jesh një rival i fortë Felipe, ashtu siç ke qenë edhe një koleg i shkëlqyer. Na mbeten ende edhe shtatë gara për t’u argëtuar së bashku”. Më parë gjatë ditës, Massa konfirmoi së bashku me largimin, edhe dëshirën e tij për të qëndruar ende në xhiron e Formulës 1. “Në vitin 2014 nuk do të drejtoj më një Ferrari. Do të kem kohë për të kërkuar një makinë konkurruese në muajt e mbetur, por mbi të gjitha dua të falenderoj ekipin për të gjithë fitoret e arritura e momentet e pabesueshme të përjetuar së bashku”, u shpreh braziliani nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›