Trapattoni nuk eshte me trajner i Irlandes

Irlanda lajmëroi të mërkurën se zgjidhi kontratën me trajnerin e saj të kombëtares së futbollit, Giovanni Trapattoni, pas dështimit për të arritur kualifikimin në Botërorin e Brazilit.
Në ndeshjen kualifikuese të së martës, skuadra irlandeze pësoi një humbje zhgënjyese në Austri, duke mbetur gjashtë pikë larg vendit të dytë të mbajtur nga Suedia dhe pa shanse për arritjen e plejofit, në një grup të kryesuar prej Gjermanisë. Një rezultat i tillë zhgënjyese, i ka dhënë fund edhe aventurës së Trapattonit, në krye të kombëtares irlandeze. “Federata Irlandeze e Futbollit, Giovanni Trapattoni dhe Marco Tardeli (ndihëmsi i tij), pas një takimi miqësor gjatë ditës, vendosën të ndërpresin këtu bashkëpunimin e tyre në bazë të një marrëveshje të ndërsjelltë”, shkruhej në një komunikatë të FIF. / Top Channel