E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso provon futbollin ne nje ndeshje bamiresie

Fernando Alonso duket se po pergatitet shpirterisht per t’u bashkuar me Ferrarin, pasi ne Itali futbolli eshte nje loje me e dashur se ne Spanje.

Piloti i Renault, e ardhmja e te cilit ka vetem emrin e kokekuqes, ka vendosur t’i kaloje pushimet e festave me topin ne kembe. Sigurisht qe eshte me i zoti nese i jep nje timon dhe jo nje top, por ne Oviedo, ish dy here kampioni i botes ka dhuruar spektakel ne nje ndeshje bamiresie me kampione te medhenj si, David Villa e ciklisti Samuel Sanchez.

Bashke me disa sportiste te tjere, Alonso zhvilloi nje ndeshje te mire kunder skuadres se gazetareve, duke arritur me lehtesi fitoren. Alonso nuk hyri ne listen e golashenuesve por ra ne sy loja e tij mjaft teknike dhe luftarake.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›