E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Serie A eshte permiresuar

Jose Mourinho nuk tregohet modest dhe si perhere kerkon te ndryshoje ambientin, qe mesa duket sipas teorise se tij, ia ka dale.

“Mund te them se ky kampionat eshte permiresuar ndjeshem ne krahasim me nje vit me pare”, shprehet tekniku portugez i Interit, duke theksuar se skuadrat jane bere me ofensive pa humbur organizimin teknik te tyre.

“Nuk them se eshte bere me i mire pasi Mourinho ka ardhur ne Itali ose sepse Interi luan ne menyre spektakolare”, shprehet Mourinho, duke u perpjekur te mbaje larg sulmin e mediave. Sipas “Special One”, trajnere si, Spalletti, Giampaolo, Marino apo Zenga kerkojne te aplikojne nje futboll te organizuar por edhe spektakolar njekohesisht.

Ne vijim te intervistes per “Inter Channel”, Mourinho ben nje krahasim mes Premier League dhe Serie A. “Ende nuk ka te njejtin emocion, spektakel dhe pergatitje per nje industri qe kerkon te shese, por jam shume i mahnitur nga cilesia qe ka ky kampionat”, vijon portugezi.

Ai flet edhe per veten e tij dhe te ardhmen, duke pohuar se nuk do ndaloje edhe per shume vjet. “Jam i ri dhe kam ende edhe rreth 15 vjet ne dispozicion dhe sigurisht qe dua te permiresohem ende. Kur te mbaroj me Interin, do stervis ne nje tjeter vend”, nenvizon timonieri i skuadres zikalter, i cili ka ngjallur jo pak polemika me sjelljen e tij gjate 4 muajve te pare te eksperiences italiane.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›