Alonso triumfon në Çmimin e Madh të Malajzisë

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso ka triumfuar në Çmimin e Madh të Malajzisë, në garën e dytë të kampionatit të këtij viti në Formula 1.
Spanjolli ishte i shkëlqyer në kushte shumë të vështira në rrugën "Sepang", ku për kohën prej 2:44:51.812 orë shënoi fitoren e 28-të në karrierën e tij.
Vendi i dytë i takoi meksikanit fantastik, Sergio Perez të skuderisë Sauber, ndërsa i treti në podium u gjet, piloti britanik i McLaren Mercedes, Lewis Hamilton, i cili në fillim të garës u nis si i pari.
Pikë kanë fituar edhe Mark Webber, Kimi Raikkonen, Bruno Senna, Paul Di Resta, Jean-Eric Vernie, Nicolas Hulkenberg dhe Michael Schumacher.
Gara e ardhshme është planifikuar që të zhvillohet më 15 prill për Çmimin e Madh të Kinës.