E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crouch: Goli më i mirë karrierë

Sulmuesi i Stoke Cityt, Peter Crouch, e ka përshkruar golin e shënuar ndaj Manchester Cityt si golin më të mirë të karrierës së tij.

Sulmuesi shtatlartë e befasoi portierin Joe Hart me një super gjuajtje nga 27 metra, për t`i dhënë epërsinë ekipit të tij, ndërsa goli i realizuar duket se do të ngelë në kujtimet e sulmuesit anglez.

“Është pa dyshim goli më i mirë që kam shënuar ndonjëherë”, është shprehur Crouch.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›