E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Alpe të Pastra” / Arrestohet i dyshuari si kultivues i 27 mijë rrënjëve kanabis

Një 55 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është bashkëautori në kultivimin e një parcele të madhe kanabisi në Malësi të Madhe tre ditë më parë.

Plot 6300 fidanëve narkotikë në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”

Në pranga ka rënë A.D, 55 vjeç banues në Malësi të Madhe i cili ishte shpallur në kërkim.

“Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe” thuhet në njoftimin e policisë. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›