E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis sot ndërhyrja në segmentin Fushë Krujë-Thumanë, ARRSH publikon Planin e Menaxhimit të Trafikut

Fillon sot (23 maj) ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë. Punimet në këtë segment që do të zgjasin 21 ditë, ndërsa ARRSH ka publikuar dhe akset në të cilat do të kryhet devijimi i automjeteve.

Në katër ditët e para, do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

Në ditën e pestë dhe të gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë dhe sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

Në ditën e shtatë deri në të nëntën, puna do të vijojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë dhe sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

Më pas, në ditën e dhjetë deri në ditën e katërmbëdhjetë, sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë dhe nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz, ku sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

Në ditën e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y dhe sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›