E Enjte, 5 Nëntor 2026

Alqi Bllako lirohet nga burgu/ Gjykata e lë arrest shtëpie

Alqi Bllako, ish deputeti socialist ka lënë qelinë e burgut, pas një vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi është zyrtarizuar këtë të enjte, pas kërkesës së bërë nga ish deputeti dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Ky verdikt, u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila tashmë e çon  në shtëpi ish deputetin.

Bllako u arreatua më 1 prill të këtij viti, pas akuzave për përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit, kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Por për këtë aferë, ka shkuar pas hekurave edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›