Altin Basha, jeta e nje regjisori te suksesshem

Regjisori i shume shfaqeve ne Teatrin Kombetar, ne ate te Prishtines dhe Shkupit, ai qe fshihet pas ketyre realizimeve eshte Altin Basha. Por pervec realizmeve ne vite, Altinin keto kohe e gjen duke bere pergatitjet e fundit per publikimin e telenoveles “Komuna e Parisit”.
Arritjet e tij kane nje sekret. “Se bashku kemi ngritur ate lloj piramide, qe i kemi vene emrin ‘tavoline’, qe eshte ajo e suksesit, por ne raste te vecanta edhe e sherrit, e debatit pastaj e konstruktivitetit”, shprehet Agron Llakaj. Por jo vetem kaq, per Llakajn te kesh bashkepunetor si Altini, eshte kenaqesi.
“Besoj se kemi gjetur frymen e komunikimit, e cila ne nje fare menyre tashme eshte kthyer ne nje trase me shine te gjate. Asnjehere nuk e kemi konsideruar miqesine jashte anes profesionale”, thote Llakaj.
Edhe per Ilirianen, bashkeshorten dhe bashkepunetoren e tij, te punosh me Altinin eshte bukur, por jo vetem kaq.
“Ka te mirat e veta sepse ne kuptohemi me mire per punen. Une e di se cfare mendon Altini dhe ai e di se c’pret prej meje. Kjo eshte ana e mire, pastaj te keqijat jane sepse Altini gjithmone nguron pasi nuk do qe njerezit te thone: ja kjo eshte gruaja e Altinit”, thote Iliriana.
Ajo na rrefen se ishte puna e perbashket qe i ka njohur te dy. “Ne jemi njohur permes punes. Altini ka punuar ne nje shfaqje ne Prishtine, aty une beja kostumet dhe ky regjine. Aty u njohem”, thote Iliriana.
Me kalimin e vieteve, puna e tyre nuk ka ndryshuar, por jeta po. Altini ka dy femije te mrekullueshem: Engjellushen dhe Erblinin, ku koha e lire e tyre eshte e perqendruar vetem tek ata.
Ashtu sic sjellin vitet ndryshmet dhe arritjet artistike te Altinit, edhe dashuria e Erblinit dhe Engjellushes eshte e njejte per babain e tyre.
Foto