E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bob Albanese Trio sonte në Jazz Festival

Pas natës së parë magjike në të cilën përformuan bendi JR5+ bashkë Miles Griffith, në kuadër të edicionit të pestë të Prishtina Jazz Festival që është duke u mbajtur në Teatrin Oda në Prishtinë.

Në natën e parë JR5 + kanë përformuar vepra interesante të jazz-it përderisa sonte pritet që të jetë një natë edhe më e nxehtë.

Në skenë do të paraqitet pianisti & kompozitori Bob Albanese, i cili përveçse ka origjinë shqiptare, është një nga muzicientët më origjinal dhe më diapazon të pasur stilistik të skenës bashkëkohorë të New York.

sepse nuk dëgjova për Bob Albanese më parë. Me një fjale - një pianist gjigant. Ku fshihej Albanese deri me sot, nuk e di,... ai i ka të gjitha, ka thënë për të revista Jazz Society nga Oregon.

Albanese është një improvizator i përkryer i jazz muzikës mainstream dhe asaj bashkëkohore. Duket qartë se ai ka absorbuar mësimet e post-bop mjeshtërve si Herbie Hancock and Keith Jarrett. Albanese disponon ndjeshmëri të gjerë dhe mënyrë fleksibile të frazimit dhe kur është në rolin e përcjellesit ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe kreativ., shkruan në Jazz.com

Një performim energjetik dhe i mrekullueshëm i një grupi të muzicientëve të klasit të parë.

Albanese është përshkruar edhe si tip i muzicientit që ri-zbulon anën e ndritshme dhe pozitive të termit mainstream jazz, dhe bën që veshët tuaj të kuptojnë çdo gjë që është duke ndodhur.

Këta djema nuk mund tëe gabojnë edhe nëse duan të gabojnë... Nuk ka asnjë këngë të dobët këtu, duhet të dëgjoni dhe të jeni të vëmendshëm që të kuptoni nëse Albanese dhe cilido nga këta muzicientë janë duke performuar live. Nëse keni fat që kjo të ndodhë afër jush ju mund ta gjeni vetën duke dëshiruar që të dëgjoni versionet e zgjatura të secilës nga 10 këngët të prezantuara në CD.

Bileta për në këtë festival kushton 5 euro ndërsa për abonim javor kushton 35 euro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›