Altin Lala rikonfirmohet si shef i Hanoverit

Ky i fundit mbrojtes i ekipit me bluza te bardha ne ndeshjen e kontrollit u irritua me ekipin e tij pasi kundershtaret me bluza te kuqe kishin marre serish kontrollin e topit. Duke shfryre nga pakenaqesia ai i bertiti njerit prej mesfushoreve te tij. Kater here nuk thashe asgje tani e tepruat u ankua austriaku nuk humbet topi aq kollaj ta marre djalli. Kjo e preku Lalen i cili iu kunderpergjigj me ton imponues.
Hej mos e bej me kete iu kthye shqiptari qepe gojen dhe iu afrua Pogatecit. Nese nuk do kishte nderhyre trajneri Mirko Slomka per ti ndare dy lojtaret mund te ishin konfrontuar edhe me duar. Te dy nuk i kursyen fjalet thumbuese gjithsesi dhe me pas vazhduan lojen. Pak me vone Pogatec beri elozhe per Lalen dhe pohoi se ai vete nuk duhet te kishte bertitur ashtu.
Me pas sulmuesi Didier Ya Konan e quajti Lalen Padron dhe theksoi se ai eshte nje shef lider i fshehte i kesaj skuadre. Asgje nuk ka ndryshuar edhe pse ai ka munguar per 6 muaj ne ekip per shkak te nje demtimi ne gju. Prej vetem dy ndeshjes i eshte bashkuar grupit. Fjala e shqiptarit ka peshe te Hanoveri. Prandaj ai nuk lejon askend te bertase edhe kur ka te drejte. Askush nuk mund ti kundervihet atij pasi njihet si njeri qe nuk ta kursen kunderpergjigjen. Madje inati nuk e kishte leshuar as pas perfundimit te stervitjes. I pyetur ne lidhje me incidentin ku ai vete i zemeruar reagoi ashper dhe u ndie i ofenduar Lala nuk pranoi te komentonte. Pogatec ne ate moment kaloi prane tij po nuk tha asgje.