E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani kercenon bojkot edhe ne kampionat

Ajo qe ndodhi dje ne Shkoder ku Elbasani u paraqit vetem me futbolliste te ekipit te te rinjve ndaj Vllaznine ne ndeshjen e kthimit per turin e dyte te Kupes se Shqiperise pasi futbollistet e ekipit te pare bojkotuan per shkak te mosshlyerjes se rrogave u duk se do te ishte thjesht nje kercenim.

Por dje eshte mesuar se lojtaret kane ende per te thene. Tashme rrezikohet qe ne rast te mungeses se nje zgjidhjeje te shpejte deri te premten ata te bojkotojne edhe ndeshjen e radhes ne kampionat ku Elbasani do te luaje te shtunen ne Kruje ndaj Kastriotit.

Pikerisht dita e djeshme ishte edhe skadimi i premtimit te bere nga presidenti Arben Laze per shlyerjen e rrogave te prapambetura te shtatorit tetorit dhe nentorit po nje gje e tille nuk ka ndodhur. Para sfides ne transferte ndaj Vllaznise futbollistet kane pasur nje takim me drejtuesin e larte te klubit.

Premtimi nuk u mbajt dhe ata u detyruan qe te mos paraqiten ne ndeshjen e Kupes me Vllaznine prandaj skuadra u paraqit ne Shkoder me lojtare te ekipit te te rinjve dhe te para te rinjve. Por levizja e tyre radikale ne kerkim te plotesimit te kerkesave nuk merr fund ketu. Dje eshte konfirmuar se bojkoti i tyre do te vazhdoje edhe ne kampionat. Te gjithe futbollistet e ekipit te pare kercenojne se do te bojkotojne edhe ndeshjet e radhes ndaj Kastriotit apo edhe te tjerat ne vazhdim deri ne momentin qe do te marrin rrogat qe kerkojne.

Ndryshe nga sa kishte ndodhur heret e tjera tashme duket se kesaj radhe situata eshte bere seriozisht shqetesuese. Ne takimin e djeshem me presidentin Laze ka premtuar se ceshtja do te zgjidhej deri te premten. Madje deri atehere pritet te jete bere edhe zyrtarizimi i nje prej sponsoreve te rinj te Elbasanit. Prandaj drejtuesi i larte i klubit verdheblu u ka kerkuar serish futbollisteve te skuadres qe ne ndeshjen e kampionatit te jete ne fushe. Por ky premtim i dyte nuk i ka bindur titullaret dhe rezervat verdheblu.

Lojtaret kane kembengulur qe me pare te behet shlyerja e lekeve te premten dhe vetem pas kesaj do te bindeshin te zbresin ne fushe. Pavaresisht problemeve qe kane pasur do te jete hera e pare qe futbollistet do te bojkotojne ndeshjen e kampionatit.

Por fakti se ata nuk paraqiten ne klub nuk do te thote se nuk po sterviten. Madje nje gje te tille po e bejne rregullisht sikur gjithcka te ishte ne rregull por jashte dyerve te klubit. Ata kane zgjedhur nje kompleks sportiv privat ne qytetin e Elbasanit dhe aplikojne metodat e zakonshme te stervitjes per te qene te gatshem ne rast se te premten do te marrin parate. Nderkohe qe Rsitevski dhe Idrizi jane ende ne Maqedoni nuk jane kthyer dhe nuk kane shans per tu rikthyer. Kane lajmeruar klubin se nuk do te paraqiten ne skuader deri ne momentin qe nuk do te paguhen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›