Altintop: Mourinho mund të i'a bëj si Guardiola

Ish lojtari i Real Madridit, turku Hamit Altintop ka deklaruar para ndeshjes me Realin se nuk do të befasohet nëse Mourinho braktisë Realin në fund të këtij edicioni. Ylli turk tha se Mourinho është një trajner i madh, por nëse shënon gol ndaj skuadrës së tij, ai nuk do të festoj.
"Nuk festoj nëse shënoj gol ndaj Realit. Kam luajtur pak ndeshje atje, por ishte një përvojë e mirë për mua. Mourinho është një njeri që më ka lënë përshtypje të mëdha. Atë e kisha më shumë shok se sa një trajner të skuadrës. Unë nuk befasohem nëse ai largohet nga Reali në fund të këtij edicioni. Mourinho mund të veproj si Guardiola me Barcelonën. Kur Guardiola e donte më së shumti Barcelonën, ai u largua" deklaroj Altintop./Indeksonline/