E Diel, 1 Nëntor 2026

Altmann Ajo qe ndodhi dje - leksion per politiken shqiptare

Deutsche Welle Prof. Altmann demonstrata e djeshme ne Tirane perfundoi tragjikisht te pakten kater viktima. A mund te coje ky bilanctragjik ne nje destabilizim te vendit

Prof. Franz-Lothar Altmann Mendoj se vete Shqiperia eshte e shokuar per menyren se si shkoi demonstrata dhe tani te shpresojme qe nga perfundimi tragjik i djeshem i demonstrates te nxirren mesime dhe te frenohet disi retorika aktuale. Ne kete kuptim shpresoj qe ne si vezhgues dhe te shqetesuar ne perendim te mos shohim qe situata te perkeqesohet me tej.

Deutsche Welle Ne te vertete gjuha politike ne Shqiperi eshte tejet e ngarkuar madje agresive. Sa pergjegjesi mban politika shqiptare per nje eskalim te tille te situates

Prof. Franz-Lothar Altmann Mendoj se vertet politikes tanime i kerkohet te ktheje timonin. Dhe me kete nenkuptohen politikanet qe e perdorin nje gjuhe te tille. Prej vitesh kerkohet prej ketyre politikaneve qe te permbahen ne retoriken e tyre. Une mendoj tanime se edhe nga ana e Bashkimit Evropian duhet thene qarte Shqiperia dhe ju politikanet shqiptare doni qe ta vazhdoni rrugen drejt Bashkimit Evropian. Por ne BE nje lloj retorike e tille ka lene nje pershtypje shume negative. Dhe ju duhet te shikoni edhe me larg dhe te kuptoni se cfare do te thote kjo per imazhin e Shqiperise.

Deutsche Welle Kur e degjon nje gjuhe te tille politike sidomos ne kohet e fundit mund te pyesesh se mos kane nevoje disa politikane per leksione ne kulturen e komunikimit politik

Prof. Franz-Lothar Altmann Ne te vertete leksioni ishte ajo qe ndodhi dje ne Tirane domethene se ku te con nje gje e tille. Demonstratat dhe protestat sigurisht do te behen kjo eshte pjese e demokracise por deri ne cpike mund te shkosh kete nuk mund tia mesojme ne nga perendimi Shqiperise ky eshte nje proces i gjate qe duhet te behet aty. Por sigurisht tani do te vijne edhe paralajmerimet nga Bashkimi Evropian. Pra sic e thashe Doni ju te beheni pjese e BE-se Pra tregoni kujdes se cfare pershtypje po lini.

Deutsche Welle Demonstrata erdhi pas plasjes se skandaleve te fundit per korrupsion me konsekuencen e largimit te zevendeskryeministrit dhe ministrit te Energjitikes Ilir Meta. Opozita qe ka kohe qe akuzon per korrupsion qeverine Berisha kerkoi largimin e Berishes dhe qeverise se tij. A duhet ti pergjigjet Berisha kerkeses se opozites

Prof. Franz-Lothar Altmann Jo nuk do ta quaja keshtu. Kur nje person vepron gabim gje qe ende nuk eshte provuarperfundimisht atehere ky person duhet te marre pergjegjesite edhe keshtu ka ndodhur. Sigurisht dihet qe opozita menjehere eshtrin kete tek e gjithe qeveria dhe thote shikoni se cfare qeverie qe kemi por do te thoja qe pasoja nuk duhet te jete doreheqja e te gjithe qeverise. Natyrisht e gjitha kjo lidhet me protestat e vazhdueshme qe jane kontestuar nga opozita dhe me qendrimin e fundit te qeverise per djegien e fletevotimeve pra nga te dyja palet nuk eshte menyra e duhur e procedimit me tjetrin.

Deutsche Welle Edhe pas demonstrates se djeshme pozicionet nuk jane afruar. Kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e opozites Edi Rama per tentative per marrje te pushtetit me dhune ndersa Rama beri Berishen pergjegjes per eskalimin e djeshem. Si do te vije kompromisi ne keto kushte

Prof. Franz-Lothar Altmann Po ja nje perpjekje e beri Presidenti i Republikes per te gjetur gjuhen e zbutjes se gjendjes dhe te ndikoje si autoritet mes dy kampeve. Nga ana tjeter mendoj se ambasadat perendimore duhet te perpiqen qe te ulin ne nje tavoline dy kundershtaret Berisha dhe Rama dhe ti bindin per leshimin e nje deklarate te perbashket ti drejtohen opinionit kjo nuk eshte menyra e duhur per zgjidhjen e problemeve. Ne do te perpiqemi te qetesojme gjendjen ne vend. Por kjo kerkohet nga te dy kundershtaret politike. Nga Berisha qe ne menyre konstante vazhdon te mos e marre ne dore ceshtjen e akuzave per manipulime zgjedhore por edhe nga Edi Rama qe me partine e tij nganjehere mund te thuash gati ne menyre jodemokratike kujtoj ketu bllokimin e parlamentit perdor metoda qe nuk jane konstruktive.

Intervisten e zhvilloi Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›