Targat serbe ne Kosove

Ne te ardhmen sipas marreveshjes qeveria e Serbise nuk do te leshoje me targa te vecanta per makinat e serbeve-kosovare e as policia e Kosoves nuk do te konfiskoje targat e reja qe jane leshuar ne veri te Mitrovices dhe tere Kosoven. Por keshilltari politik i ministrit te Brendshem kosovar Fisnik Rexhepi thote per DW-ne se autoritetet kosovare ne asnje menyre nuk do te lejojne qarkullimin e ketyre targave ne territorin e Republikes se Kosoves Ne fakt ne mund te konfirmojme qe nuk ka nje marreveshje te shkruar dhe te zyrtarizuar per kete problematike. Ministri i Puneve te Brendshme i Republikes se Kosoves ka marre vendim dhe e ka urdheruar policine e Kosoves per konfiskimin e targave te reja te Republikes se Serbise qe permbajne inicialet e shtate regjioneve te Republikes se Kosoves. Ne e kemi konsideruar se kjo perben shkelje te sovranitetit dhe legjislacionit ne fuqi te Republikes se Kosoves dhe si e tille ka qene e papranueshme. Policia e Kosoves ka bere konfiskimin e disa targave dhe te njejta raste i ka proceduar per kundervajtje ne gjykatat kompetente. Nderkohe ka pasur nje angazhim te faktorit nderkombetar per te lehtesuar komunikimin dhe per te ardhur deri tek nje zgjidhje. Ne e kemi bere te qarte se ne asnje menyre nuk do te lejojme qarkullimin e ketyre targave ne territorin e Republikes se Kosoves dhe kemi kerkuar qe qytetaret e komunitetit serb te mos bien pre e politikes ditore ne Beograd dhe te pajisen me keto targa sepse do te kene probleme me organet e zbatimit te ligjit ne vend. Edhe ato 168 targa nuk do te lejohen te qarkullojne ne Kosove thote Rexhepi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fisnik Rexhepi keshilltari politik i ministrit te Brendshem kosovar
Nderkaq nje prej perfaqesueseve te serbeve te Kosoves Rangjel Nojkic tha per Deutsche Wellen se prej vendimeve te tilla pesojne kryesisht serbet e Kosoves prandaj per kete arsye eshte e nevojshme qe Prishtina dhe Beogradi ta zgjidhin kete problem ne menyre reciproke dhe te duhur
Une nuk insistoj qe te pranohen vetem targat serbe ne hapesirat e Kosoves dhe Metohise por qe te gjendet nje menyre dhe mundesi qe edhe targat kosovare te mund te perdoren ne hapesirat e Serbise.
Ne menyre qe nga vendimi i ministrise se Brendshme te mos pesojne qytetaret serbe te Kosoves autoritetet kosovare kane ofruar nje zgjidhje alternative sqaron Fisnik Rexhepi Ne kemi biseduar edhe me faktorin nderkombetar ne vend dhe kemi bere te qarte qe per te anuluar vendimin e ministrit apo per te nderprere konfiskimin e ketyre targave jane dy kushte i pari qe autoritetet ne Serbi zyrtarisht te njoftojne faktorin nderkombetar qe e kane nderprere leshimin e ketyre targave dhe i dyti te na dergojne listen e 168 automjeteve qe nderkohe jane pajisur me keto targa. Kjo nuk do te thote qe ne territorin e Republikes se Kosoves do te lejohet qarkullimi i tyre. Ne kemi ofruar nje zgjidhje alternative qe per keto automjete te perdoren targat e perkohshme te Republikes se Kosoves dhe ne tashme i kemi pajisur me targa te ketij lloji te gjitha pikat kufitare.
Nderkohe eshte pezulluar edhe masa e suspendimit ndaj komandantit te policise ne Zvecan Nenad Gjuriq i cili qe suspenduar me urdhet te drejtorit te pergjithshem te Policise se Kosoves per shkak te mosrespektimit te urdherave te ministrise se Brendshme. Gjuriqi ishte suspenduar sepse ka refuzuar te respektoje urdherin per konfiskimin e tabelave te reja te leshuara nga Serbia te cilat mbajne inicalet e shtate rajoneve te Kosoves. Fisnik Rexhepi sqaron seNderkohe zoti Gjuriq permes nje letre ka kerkuar falje per kete shkelje dhe ka siguruar eproret e tij perkatesisht zinxhirin komandues te policise se Kosoves se do te zbatoje ligjin dhe vendimet te cilat mirren nga policia e Kosoves perkatesisht autoritetet ne Prishtine. Si rezultat i kesaj drejtori i pergjithshem i PK-se ka marre vendim qe zotit Gjuriq ti jipet edhe nje rast.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rruge Kosove
Nga ana tjeter perfaqesuesi politik i serbeve te Kosoves Rangjel Nojkiq thote se vendimi i qeverise se Kosoves ka qene i nxituar per disa arsye Kjo eshte qeveri ne terheqje dhe praktikisht nuk eshte dashur te marre persiper pergjegjesi ne momentin kur bisedohet per formimin e qeverise se re dhe koalicionet e mundshme sidomos insistimet qe ne keto koalicione te jene te perfaqesuar edhe serbet dhe njekohesisht mirren vendime te tilla pa u konsultuar me askend thote Nojkiq.
Megjithate sipas Fisnik Rexhepit vendimi nuk ka qene i nxituar pasi ceshtja e targave eshte nderhyrje e drejtperdrejt ne ceshtjet e brendshme te Republikes se Kosoves Ne i konsiderojme targat e reja te Republikes se Serbise me inicialet e qyteteve te Republikes se Kosoves si ilegale dhe per kete qellim ne kemi marre veprime te cilat jane bere te njohura per opinionin. Republika e Kosoves edhe me heret ka treguar gatishmeri dhe vullnet per bashkepunim rajonal dhe levizje te lire te shtetasve bredna hapesires se Ballkanit Perendimor dhe me gjere. Ne i njohim targat e Republikes se Serbise per ne nuk parasein problem targat me qytete te Republikes se Serbise problem jane targat me inicialet e qyteteve te Republikes se Kosoves sepse eshte nderhyrje e drejtperdrejt ne ceshtje te brendshme te Republikes se Kosoves. Ne presim qe ne dialogun e ardhshem qe do te zhvillohet mes dyja vendeve te bosedojme per njohje reciproke te targave. Aktualisht en i njohim targat e Serbise nderkohe qe ata ende nuk njohin targat e Kosoves as ato qe kane qene te leshuara nga administrata e UNMIK-ut dhe as keto qe leshohen nga institucionet e Republikes se Kosoves. Ne do ti japim nje shans dialogut qe ceshtja e njohjes reciproke te zgjidhet permes dialogut por neqoftese nuk ka vullnet dhe gatishmeri prej autoriteteve ne Serbi qe te njohin targat e Republikes se Kosoves atehere ne si shtet i pavarur dhe sovran do te zbatojme edhe masat e reciprocitetit.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama