E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aly Cissokho zyrtarisht i Lyonit

Pas derbit italian për të marrë shërnimet e mbrojtësit të majtë ekipi francez ka pohuar zyrtarisht se Cissokho është i tyre për shifrën e 15 milionë eurove.

Cissokho, transferimi i të cilit në Milano dështoi pasi stafi mjekësor i kuqezinjve nuk ishte i kënaqur me testet mjekësore, është përforcimi i tretë i ekipit të Lyonit.

“Olimpique Lyon dhe Porto arritën marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Aly Cissokho për një shumë prej 15 milionë eurosh. Pasi i kaloi me sukses testet mjekësore në Porto, lojtari nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Lyonin”, shkruhet në faqen zyrtare të Lyonit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›