Alzheimer!
Arian Leka
Pas një jave data do të shënojë 15 qershor. Po çgjë të veçantë ka jo datë? Asnjë, në të vërtetë. Asnjë për tu shënuar dhe për tu mbajtur në kujtesë nuk ka. Atyre që do e nisin ditën duke u ulur përballë televizorit, për të dëgjuar fillimisht titujt e gazetave, padyshim që do u jepet ajo që u është premtuar: do u jepet rasti të bëjnë një gjezdisje nëpër botë dhe nëpër kohë, për të mbajtur vesh se kush, njeri apo profet, ka lindur apo vdekur atë ditë, cili shtet ka festën e flamurit dhe cila ngjarje e rëndësishme për historinë ia vlen të përkujtohet.
Për të tjerët, atyre që i kanë gjërat më me ngut se të parët dhe që e fillojnë punën apo detyrën para orës shtatë, nuk ka zgjidhje. Fat i tyre. Por gjithësesi atyre mund tu thuhet se nuk kanë për të humbur ndonjë gjë me të vërtetë të madhe edhe nëse nuk u bie rasti të ndjekin ndonjëherë rubrikat e emisioneve mbi datat përkujtimore.
Kjo jo për shkak se njerëzit, të thjeshtë, të famshëm apo të shenjtë, që kanë lindur apo vdekur asaj dite, nuk e meritojnë nderimin. Jo se ngjarjet që nisën apo u mbyllën atë ditë nuk meritojnë respekt. Përkundrazi. Them se nuk kanë për të humbur ndonjë gjë me të vërtetë të madhe për shkak se kjo ditë, 15 qershori që përmendëm, sdi pse ka qëlluar një ditë disi e vobëkët, paksa shterpë përballë ditëve të tjera, të begata në emra e ngjarje.
Po çfarë mund të kishim dëgjuar ata nëse nuk do shkonin në punë, por do të qëndronin në shtëpi? Do të dëgjonin se më 15 qershor të vitit të largët 1594, ka lindur piktori i shquar francez Nicolas Poussin (vdekur më 1665). Se po atë ditë, më 15 qershor, veçse të vitit 1843 ka lindur kompozitori i madh, me famë botërore, norvegjezi Edvard Grieg, (vdekur më 1907). Se po në 15 qershor të vitit 1915 lindi virologu amerikan, laureat i Nobel-it, Thomas Huckle Weller. Por në 15 qershor të vitit 1920 ka lindur edhe aktori italian Alberto Sordi dhe se po atë ditë, më 15 qershor, por të vitit 1954 lindi edhe aktori James Belushi (Jim Belushi), vëllai i aktorit komik John Belushi ( dhe ai që thotë I am an Eagle, do të na kujtojnë miqësisht moderatorët e emisionit).
Tek ngjarjet e shënuara historike ndoshta nuk do të anashkalohet fakti se më 15 qershor të vitit 1985, vepra aq e njohur e Rembrandit, Danae, u sulmua nga një njeri (që më pas u lirua si çmendur), i cili hodhi acid sulfurik mbi kanavacën e pikturës dhe e çau atë atë dy herë me thikë. Ndërsa tek ditëvdekjet mund të përmendet Sulltan Murati I, presidenti i 11 amerikan James Knox Polk, këngëtarja Ella Fitzgerald apo ndoshta edhe poeti rumun Mihai Eminescu.
(Kush dëshiron lista më të plota, më të gjata dhe më të detajuara, le ti drejtohet motorit Google apo Wikipedia-s, zërit 15 June, this Day in History, prej nga dhe unë i nxora të dhënat e mësipërme dhe prej nga i vjelin, jo me ndonjë mundim të papërballueshëm, të gjithë gazetarët e shtypit të shkruar apo të emisioneve televizive.)
Por popujt, para erës Google dhe Wikipedia dhe pavarësisht atyre, kanë krijuar mekanizma të tjerë për të mbajtur mend. Ata kanë sajuar rituale, kanë ngritur mite në këmbë të institucioneve të mbamendjes, për ti pasur kurdoherë në gjendje pune motorët që ua kanë mbajtur të gjallë kujtesën.
Është po kjo kujtesë shpesh ka rezultuar të jetë mësues qortues, pasi na sjell ndërmend pësimet apo gabimet. Ajo është bërë pjesë e fondit shpirtëror, pjesë e identitetit apo e përfaqësimit përmes atyre emrave dhe datave të shënuara, të cilave u bashkangjitemi duke i kujtuar sa herë që vjen rasti. Si? Në çmënyrë? Përmendësh
Nisur nga ky fakt, apo nisur pikërisht nga kjo fjalë, nga fjala përmendësh, prej kohësh më kanë bërë përshtypje të thellë mënyrat dhe rrugët që kanë gjetur popujt e ndryshëm për të qenë të vëmendshëm, për të kujtuar dhe për të mbajtur mend. Si mbajnë mend ata? Si kujtohen? Kanë institucione? Ndonjë ministri? Përdorin teknologji të avancuar, të cilën ne nuk e zotërojmë ende? Cili është mekanizmi i sotëm, që na detyron të kthejmë kryet pas në kohë, për të gjetur fillin e këputur të jetës apo të historisë sonë? Lahutarët? Google? Emisionet televizive? Apo?
Ja, pikërisht për këtë arsye më kanë tërhequr teknikat e secilit prej atyre popujve për tiu kundërvënë harresës. Sidomos kur kjo harresë nuk është thjesht një harresë vetjake apo një harresë individësh, nga ai lloj që mjekët e kanë të lehtë ta emërtojnë sklerozë, rrufjaksje apo currufjepsje nga pleqëria. Për një tjetër lloj harrese e kam fjalën: për llojin e harresës që prek një brez, një grup apo shtresë shoqërore dhe profesionale, që prek breznitë, gjithë shoqërinë dhe që në progresion, prek me gjasë të gjithë kombin apo etninë, duke u shndërruar në tipar dallues të saj.
Gjuha, njëlloj si toka regjistron lëkundjet fizike, ka regjistruar me kujdes dhe ka mbajtur shënim gjithë shenjat, lëkundjet dhe tronditjet tona emocionale. Përfshi këtu edhe kujtesën. Gjuha regjistron gjithçka. Po cila është mënyra për të kujtuar diçka që ia vlen të mos harrohet? Përmendësh! Kjo është mënyra. Kjo është fjala që ka zënë vend në shtresat më të thella të kujtesës sonë, shprehur përmes gjuhës që përdorim edhe sot. Dhe gjuha nuk shpreh vetëm kuptim, ajo mbart mendësinë tonë.
Ne kujtojmë me mend. Kujtohemi përmes të menduarit, i cili, në shumicën e rasteve është racional, veçues, përzgjedhës. Në fjalorin sinonimik të shqipes fjala mend krijon vargje njëkuptimësie me fjalën kujtesë, njëlloj siç edhe fjala kujtesë njësohet me procesin e të mbajturit mend, ndërkohë që fjala përmendësh shpjegohet me rrjedhshëm. Ne kujtojmë më shpesh atë që na kanë bërë armiqtë dhe jo se çi kemi bërë vetes, siç dhe harrojmë ato që të tjerët: të huaj apo tanët kanë bërë që këta të sotmit të jemi ne.
Por unë vetë i besoj më tepër një lloji tjetër kujtese. Asaj që në disa gjuhë ka mbetur e ngurtësuar, pjesë e vetëdijës, si një kujtesë e një llojt tjetër, kujtesë që vihet në lëvizje nga zemra, jo nga mendja, si kujtesë by heart. I besoj më shumë asaj kujtese vetjake dhe të përbashkët që, pa përjashtuar mendjen, kujton me zemër gjithë hyrjet dhe dajlet nga jeta, çka dhe çka pasur, asaj kujtese që inventarizon se çka humbur dhe çka fituar përgjatë historisë së vet, pa harruar asnjë. Kjo kujtesë nuk ka nevojë për ne. Përkundrazi.
Për njerëzit, kujtesa është një dhuratë hyjnore, ndonjëherë edhe talent. Edhe harresa për ta është një mrekulli çliruese, dëlirësuese, çlodhëse. Për popujt dhe kombet nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Nëse kujtesa e popujve ngjasnon me atë të njerëzve, harresa e tyre është mosmirënjohje - se është edhe mosmeritm.
Kjo lloj harrese, si formë e alzheimerit kolektiv, nuk prek vetëm popujt dhe kombet e lashtë, por edhe shtetet që, edhepse 100 vjeçarë, guxojnë të vetëshpallen të rinj. Si ne, pakashumë: të prekurit e kahershëm nga sindroma e Luigjit XIV, ku jo vetëm shteti dhe pushteti, po edhe historia dhe lavdia fekondohet me britmën: Jam vetëm unë! Të vetëshpalurit shtet i ri, vetëm 100 vjeçar – thua se kjo mos
