E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollanda humbet ndaj Danimarkës në grupin e ferrit (Hollandë 0 1 Danimarkë)

Gazeta Shqip

Tekniku i Hollandës Bert van Marwijk sheh dështimin e skuadrës së tij përballë Danimarkës modeste.

Mbyllet me rezultatin surprizë Hollandë 0 – 1 Danimarkë, ndeshja e parë për Grupin B, grupi më i vështirë i kampionatit evropian të futbollit Poloni-Ukrainë 2012. Në këtë grup luajnë edhe Gjermania e Portugalia dhe rrjedhimisht, çdo gabim është i tepërt. Si zakonisht, Hollanda ofroi shumë spektakël, por jo rezultat.

Tre zëvendësimet në skuadrën e portokallinjve u kryen pas minutës 70 dhe duket se qenë tepër të vonuara për të ndryshuar rezultatin. Van Persie qe pika më e dobët për skuadrën që shihej deri së fundmi si një nga pretendentët për kampion të Europës. Emri i tij u përmend shumë rrallë gjatë 90 minutave të lojës.

Kembengulja e Hollandës vijoi deri në minutën e fundit.

Më poshtë, ndeshja minutë pas minute.

Largohet Van der Wiel per Hollanden, hyn Kuyt. Zevendesimet te Hollandezet duket se u kryen shume vone.

Tifozet hollandeze varin turinjte ndersa ndeshja Hollande Danimarke i afrohet fundit dhe portokallinjte jane ne disavantazh ne grupin ku nuk lejohen gabime

Ndryshime edhe te Danezet. Largohet Eriksen, hyn Schone. Nderkohe, Hollanda humbet nje rast tjeter te arte perballe portierit danez. Schneider pason asin dhe Van Persie humbet.  74′

Van Der Vart tregon vlerat e tij menjehere sapo hyn ne loje, por Danimarka shpeton serish. 73′

Zëvendësime te Hollanda. Largohet De Jong, në fushë Van Der Vart. Largohet edhe Afellay, hyn Huntelaar Minuta 70

Nicklas Bendtner i Danimarkes dhe Arjen Robben ne ndeshjen e pare te Grupit te Ferrit.

Hollanda vijon presionin ndaj Danimarkës dhe deri në minutën e 64 ka bërë 22 përpjekje për gol. Por të gjitha rastet janë humbur dhe Robin Van Persie në veçanti po ngjan asgjë më shumë se sa hija e vet në fushë.

Heitinga kapet ne pozicion jashte loje ne minuten e 62. Hollanda qe edhe nje here prane barazimit.

Pas dhjetë minutash presioni të pandërprerë, ku rastet për të shënuar dhe goditjet në portën e Danimarkës qenë një refren i përsëritur për aq sa qenë vështirë të numëroheshin, Hollanda më në fund cacu në mbrojtjen daneze dhe shënoi. Gjatë minutave të presionit, Hollanda goditi disa herë nga këndi.

Në minutën e 58 hollandezët cojnë dëm një goditje dënimi për të cilat janë të famshëm si shënues. Në stolin e Hollandës vihen në lëvizje lojtarët rezervë.

Pasimet e shkurtra të hollandezëve shpesh depërtojnë në strukturën e mbrojtjes së Danimarkës, por portokallinjtë gabojnë shpesh në pasime dhe humbasin topin. Loja është spektakolare.

Minuta presioni të pafund mbi danezët. Hollanda godet vazhdimisht portën kundërshtare. Brenda pak minutash realizohen tre goditje këndi. Por edhe Danezët nuk ngurojnë të dalin në kundërsulm e të vendosin në vështirësi mbrojtjen Hollandeze. Në minutën 54 Danimarka për pak nuk shënoi golin e dytë.

Hollanda vijon te oftoje spektakel, por nguron te godase dhe realizoje ne fillim te pjeses se dyte. Robben hyn brenda zones ne minuten e 46. Danezet jane vene nen presion te forte.

Mesfushori Michael Krohn-Dehli (majtas) i Danimarkes duke festuar me sulmuesin Dennis Rommedahl dhe mbrojtesin Simon Poulsen (Djathtas)

Wesley Sneijder mezi mban topin nen presionin e danezeve

Ibrahim Afellay vezhgohet nga mjeku pas nje demtimi

Mbyllet në mënyrë intriguese pjesa e parë e lojës. Është interesante të shohim se si do të ecë pjesa e tyrë. Hollanda duhet të organizojë më shumë raste e duhet të jetë e pamëshirshme para portës. Danimarka ka shumë të brendshëm nga llogorja Hollandeze, përfshirë portierin Krohn-Dehli dhe coach Morten Olsen.

Është një mister se si Hollanda është kaq dobët, por tifozët e tyre nuk duken të shqetësuar. Ata nuk shfaqin shenja mërzie për golin e pësuar dhe vijojnë të brohorasin.

Hollanda duket shumë larg nga të qenit një skuadër pretendente për finalen. Danezët modestë e kanë vënë disa herë në vështirësi dhe kanë shënuar një gol në pjesën e parë. Pjesa e dytë mund të sjellë ndryshime në strategjinë e portokallinjve.

Michael Krohn-Dehli godet përmes këmbëve të Maarten Stekelenburg dhe shënon për Danimarkën

brahim Afellay i Hollandës dhe Daniel Agger i Danimarkës

Roben rigjallëron shpresat e Hollandës, gode

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›