Amarildo i pushtuari nga djalli qe zevendesoi mbretin

do futbollist pasi var kepucet ne mur mendon gjate per pikat e larta qe ka arritur gjate karrieres se tij. Nga ana tjeter si per ti kujtuar paksa vetes mundin qe i eshte dashur te beje cdo dite ne stervitje
Njera nga historite me te bukura te futbollit boteror eshte ajo e Amarildo Tavares da Silveiras. Lojtari ne fjale qe u nis drejt Kupes se Botes u zhvillua ne Kili ne 1962-shin thjesht si nje futbollist i Botafogos u kthye ne nje nga figurat kyce te Brazilit qe mbrojti titullin kampion bote qe kishte fituar kater vite me pare ne Suedi ne 1958-n.
I dyti pas mbretit
Lojtari nga Brazili u ftua ne kombetare vetem per te mbushur radhet duke qene se ne ate rol per fatin e tij te keq luante nje futbollit qe ende tani cilesohet si me i miri ne bote Pele. Gjithsesi me te nisur kompeticioni letrat u ndryshuan ne tavoline pasi Pele u demtua ne takimin e dyte qe Brazili zhvilloi ne grupin 3 ndaj Cekosllovakise. Keshtu kater dite me pas ne ndeshjen decizive qe do te luanin ndaj Spanjes tekniku i Brazilit Aynmore Moreira zevendesoi O Rey me Amarildon. Ne takimin me iberiket skuadra amerikano-latine luante per gjithcka. Nga ana e furive te kuqe luanin lojtare si Paco Gento dhe Ferenc Puskas qe kishin fituar shume kupa Evrope me Realin. Keshtu ne ate ndeshje kur nga perfundimi i fraksionit te pare mungonin vetem dhjete minuta ekipi i Spanjes i drejtuar nga i madhi Helenio Herrera kaloi ne avantazh me nje gol te Adelardos. Keshtu skuadra qe ishte kampione e botes ishte jashte ketij kompeticioni. Ne pjesen e dyte filloi edhe perralla e Amarildos. Sulmuesi i Botafogos ne 18 minutat e fundit te takimit arriti qe te shenonte dy here duke u dhene te tijve vendin e pare ne grupin 3. Ne ate edicion te Boterorit skuadra e Brazilit edhe pse nuk kishte nje syperyll si Pele arriti qe te mbronte titullin fale lojtareve si Didi Vava Garrincha dhe Nilton Santos. Kanarinat pas fazes ne grupe eliminuan ne cerekfinale Angline u munden 3-1 nga amerikano-latinet ndersa ne gjysmefinale munden te zotet e shtepise Kilin 4-2. Keshtu skuadra e Brazilit u perballe ne finalen e madhe u zhvillua ne Santiago te Kilit me ekipin e vetem qe nuk i kishte realizuar dot asnje gol Cekosllovakine. Ne te ate takim skuadra lindore edhe kaloi e para ne avantazh Josef Masopust realizoi ne minuten e 15 nuk mundi te bente dot asgje perballe amerikano-jugoreve qe shenuan plot tre gola me ane te Amarildos 17 Zitos 69 dhe Vavas 78.
Karriera ne Evrope
Kili per Amarildon ishte toka e shenjte qe nga Boterori i 1962-shit beniamini i Botafogos beri hapin e madh kaloi ne Itali. Ne Serine A ai luajti me skuadra si Milani Fiorentina dhe Roma. Ne gadishullin Apenin futbollisti brazilian arriti qe te fitonte Kupen e Italise me skuadren e Milanit me 1967 dhe Scudetton ne 1969-n me Fiorentinen. Me u rikthye perseri ne vendin e tij aty ku luajti me Vasco de Gamen fituan titullin kampion ne 1974.
Momentet e paharrueshme
Tashme heroi i Brazilit ndodhet ne Rio de Zhaneiro. I pyetur per emocionet qe kaloi ne 1962-shin Amarildo tregoi per Fifa.com eksperiencen e tij qe ka pasur me fanellen e kombetares e ka veshur plot 23 here nga prilli i 1961-shit deri ne qershor te 1966. Ne ndeshjen ndaj Cekosllovakise vura re qe Pele po ecte me veshtiresi. Ai ishte momenti i pare kur mendova lsquoPo sikur ta zevendesoj une. Ndersa nga tjeter per komisarin teknik Aymore Moreira kjo dileme nuk qendronte pasi cdo lojtare titullar ne pankine kishte zevendesuesin e tij dhe une per te isha zevendesuesi i Pelese - tregoi Amarildo. Ne ate kohe rregullat ishin ndryshe keshtu qe nje lojtar qe vritej ne fushe nuk zevendesohej menjehere. Per kete arsye Amarildos iu desh qe te priste takimin me Spanjen qe te debutonte ne Boteror. Mbaj mend se ato dite mu gjend shume prane komiteti i kombetares. Te gjithe ata para ndeshjes me Spanjen mu afruan dhe me thane lsquoLuaj sic luan per Botafogon. Gjithsesi per mua nuk qe shume e veshtire ndeshja e pare duke qene se pervec Vavas linja e sulmit me Didin Garrinchan dhe Mario Zagallon ishte e njejte si tek Botafogo - tregoi lojtari qe nuk harron pershendetjen e ngrohte qe i dha Pele pas triumfit ndaj furive te kuqe. Pas ndeshjes me Spanjen teksa po beja dush ne dhomat e zhveshjes hyri edhe Pele. Ai i veshur hyri ne mes te dushit dhe me perqafoi. Ne ate momente dukej sikur edhe Pele kishte qene ne fushe me ne ne ate kohe nuk kishte me ego apo xhelozi.
Mbreti kishte mundur djajte
Pas performances qe beri ne Boteror Amarildos i vuri nje nofke te re nje shkrimtar brazilian. Nelson Rodrigues duke u frymezuar nga karakteri i lojtarit dhe talenti i tij e quajti Pelene e bardhe si lsquoO Possesso njeriun e pushtuar nga djalli. Me pas si per ironi te fatit Amarildo pas Boterorit luajti tek Milani. Skuadra qe nje vit me pare ku ishin lojtare si Bruno Mora Gianni Rivera Giovanni Trapattoni dhe Cesare Maldini u mund nga mbreti. Ne finalen legjendare te Kupes Interkontinentale qe u zhvillua ne Marakana Santosi fitoi takimin e trete me Milanin 1-0. Dy ndeshjet e para kishin dhene te njejtin rezultat. Ne Milano fitoi Milani 4-2 ndersa Rio de Zhaneiro fitoi Santosi 4-2.
Ambicioz
Pasi vari kepucet ne gozhde Amarildo filloi karrieren si trajner. Ne fillim ai sterviti te rinjte e Fiorentines dhe ata te Botafogos me pas kaloi per tri vite ne Tunizi tek skuadra e Esperances. Nga kontinenti i zi ai shkoi perseri tek Fiorentina atje ku u be edhe zevendesi i trajnerit Sebastiao Lazaroni. Nga vjollcet braziliani u largua perseri per te shkuar ne Lindjen e Mesme. Para se te kthehej ne Rio de zhaneiro ne 2006-n ai ndenji gjashte vite ne Katar. Ne Brazil ai nisi te punonte si asistent i trajnerit Carlos Roberto dhe me pas ne janar te 2008-s mori vete drejtimin e kesaj skuadre. Mora persiper te drejtoja kete skuader me shume si per te bere nje favor por ja qe nuk eci - tregoi Amarlido. - Tani dua qe te drejtoj perseri nje skuader. Kesaj radhe kerkoj nje skuader qe te kete nje projekt te gjate kerkoj nje skuader me ambicie. Kjo ka qene filozofia e tere jetes sime. Tani ne keto momente nuk kam arsye perse te ndryshoj mendje - perfundoi zevendesuesi i Pelese.