E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amasadorët e BE dhe SHBA takojnë Berishën e Ramën

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth janë drejtuar measditen e sotme drejt Selisë Rozë, ku kanë zhvilluar një takim të përbashkët me kreun e PS, Edi Rama.

Takimi ka zgjatur për reth 1 orë e 30 minuta , pa praninë e medias. Edhe pse nuk janë publikuar detaje nga ky takim i rëndësishëm , mësohet se pjesë e diskutimeve ka qenë situata politike në vend , pas shpalljes së Lulzim Bashës si kryetar i r ii Bashkisë së Tiranës. Por, gjithashtu është diskutuar edhe në lidhje me propozimin më të fundit të shefit të opozitës Rama, i cili kërkonte nga ndërkombëtarët, që të shprehen publikisht për vjedhjen e bashkisë së Tiranës, nga mazhoranca.

Ndërkohë, ambasadorët Sequi dhe Wolfarth pas takimit me liderin socialist, kanë zhvilluar një takim edhe eme kryeministrin e vendit Sali Berisha. Ndërkohë që mësohet se në këtë takim ka qënë e pranishme edhe zëvendëse ambasadorja e SHBA në Tiranë, znj. Debora Jones.

Situata politike dhe zhvillimet paszgjedhore në vend ishin tema kryesore e këtij takimi.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim të përbashkët Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, zëvendëse ambasadoren e SHBA në Tiranë, znj. Debora Jones dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Wolfarth

Situata politike dhe zhvillimet paszgjedhore në vend ishin tema kryesore e këtij takimi.

Kryeministri Berisha u rikonformoi ambasadorëve vullnetin e plotë të qeverisë për të qenë tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE.

Për këtë arsye kryeministri theksoi se ishte edhe ftesa e hapur që kryetari i grupit parlamentar të PD, Atrit Patozi,  pak ditë më parë opozitës, pavarëshit mungesës së përgjigjes .
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›