Vrasja tek Petro Nini gjykata le ne burg Balliun

Gjykata lë në 40 ditë burg Bledar Balliun, i arrestuar dhe akuzuar nga policia për vrasjen e Aleksandër Koliçit. Ky i fundit u qëllua për vdekje me pistoletë mbrëmjen e të premtes pranë banesës në rrugën Sami Frashëri në Tiranë.
Balliu ka mohuar akuzën në seancën e masës së arrestit të zhvilluar në mesditë në gjykatën e Tiranës. Ai ka paraqitur si alibi prezencën në një lokal në kryeqytet në momentin që ka ndodhur krimi. Madje sipas pretendimit lokali ka kamera, të cilat mund t’I paraqiste si prova. 40 ditët e qëndrimit në qeli janë lënë si afat për prokurorinë për të gjetur prova të reja për dokumentimin e akuzave ndaj Balliut.
Ai ishte arrestuar dhe dënuar nga gjykata bashkë me Koliçin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda në dosjen e koduar “Poter Al”.
Policia dyshoi se dëshmia e dhënë nga Koliçi për Balliun dhe që e inkriminonte atë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale mund të ishte motive I vrasjes. Policia raportoi gjetjen në banesë të disa sendeve që komprometonin dhe implikonin Balliun në krim.