E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amb. Gjerman: Mbështetje për mbrojtjen e mjedisit

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Borchartd ka zhvilluar një vizitë në Elbasan, ku në fokusin e saj ka qenë ndotja e mjedisit. Borchartd theksoi mbështetjen për mbrojtje të mjedisit në uzinën e Çelikut në Elbasan përmes financimeve gjermane. 

ELBASAN- Ambasadori gjerman i akredituar në Shqipëri, Borchartd ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit, ku në fokusin e saj ka qenë ndotja e mjedisit. Borchartd është takuar me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, pa praninë e mediave. Më pas në deklaratën e tij për shtyp, Ambasadori gjerman ka deklaruar lidhur me mbështetjen për mbrojtje të mjedisit në uzinën e Çelikut në Elbasan përmes financimeve gjermane. Ai ka folur dhe mbi mundësine e mësimdhënies se gjuhës gjermane në shkollat 9 - të vjecare të qytetit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›