Lezhë, zjarr i fuqishëm shkrumbon banesën
Një banesë është shkrumbuar totalisht pas shpërthimit të një zjarri në lagjen Besëlidhja të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 të pasditës së sotme. Mesohet se nuk ka patur të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
LEZHE- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament në katin e 5-të të një pallati në lagjen Besëlidhja të qytetit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta të pasditës së të martës, në banesën e shtetasit Gjok Nika. Mësohet se banesa është shkrumbuar e tëra, ndërsa nuk ka patur dëme në njerëz. Flakët e rëna alarmuan të gjithë banorët e pallatit të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat e tyre.
Pas njoftimit të marrë nga banorët, menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe zjarrëfikëset, të cilat arritën të shuanin në kohë flakët e zjarrit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. (e.n/News24/BalkanWeb)