E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasada Amerikane reagon pas shkarkimit të Nanos: Ishte partner i fortë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasada vlerëson punën e Nanos teksa shkruan se ishte një partner i fortë i SHBA si drejtor i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i 🇺🇸 si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, shkruan ambasada.

Lajmin për shkarkimin e Nanos e njoftoi Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Drejtori i ri i Policisë së Shtetit nuk është emëruar ende, teksa në vend të Nanos do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›