Lirohen nga detyra Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici, Balluku: Do mbajnë pozicione të rëndësishme ditët në vijim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se janë liruar nga detyra dy zëvendësministra. Balluku tha se është liruar nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu dhe zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.
Balluku theksoi se Veliu dhe Bici do të caktohen në pozicione të rëndësishme në ditët në vijim.
“Në mbledhjen e sotme morëm vendimin për lirimin nga detyra i zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Ardi Veliu dhe zv.ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Dua t’i falenderoj për punën që kanë bërë. Dua t’iu informoj se do kenë detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim për ta. Do të mbajnë pozicione kycce që janë të nevojshme në mbarëvajtjen e punës në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.
/rtsh.al/