E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Greke, dokumentat për vizë nëpërmjet postës

Posta Shqiptare sjell një shërbim të ri në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë. Në një konferencë për shtyp në ambjentet e postës, u prezantua dhe ky shërbim i ri. Kështu për herë të parë në Shqipëri qytetarët, të cilët duan të aplikojnë në ambasadën greke për vizë apo për marrje dhe dërgim dokumentash, nuk është e nevojshme të vijnë në Tiranë. Në zyrat e Postës Shqiptare në të gjithë vendin ata mund të dorëzojnë dokumentat e duhura. Brenda 48 orëve nga ana e Postës Shqiptare do të bëhet dhe dorëzimi i këtyre dokumentave në ambasadë.Ky është një shërbim i ri, që Posta Shqiptare mundëson për gjithë shqiptarët. Bashkëpunimi me Ambasadën Greke është e para e këtij lloji. Nëpërmjet tij pretendohet lehtësimi i procedurave të marrjes së vizave dhe rritja e cilësisë së shërbimit përmes postës shqiptare, në shërbim të Ambasadës Greke dhe drejtëpërsëdrejti për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›