E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,ndihmë me 800 miliardë dollarë ekonomisë

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama ka takuar liderët e kongresit për diskutimet mbi planet e tij për një paketë ndihme disa miliarda dollarëshe. Sipas mediave amerikane, kjo paketë mund të jetë më shumë se 800 miliardë dollarë, duke përfshirë këtu edhe 300 miliardë dollarë nga uljet e taksave, që është shumë më shumë se ç'ishte parashikuar. Obama ka deklaruar se kërkon të miratojë një plan që do të krijonte tre milionë vende pune deri në vitin 2011-të. Presidenti i zgjedhur shpreson që të jetë i aftë të vërë në jetë planin shumë shpejt pas marrjes së detyrës më 20-të janar. Ai tha se takimi special me liderët e kongresit sepse bizneset e njerëzve nuk mund të presin. "Përpara na presin sfida shumë të mëdha ekonomike dhe ne po presim një raport të qartë deri në fund të javës", u shpreh Obama. Departamenti amerikan i fuqisë punëtore do të nxjerrë të premten raportin e papunësisë së muajit dhjetor dhe shumë ekonomistë presin që norma e papunësisë të arrijë në 500 mijë, duke sjellë në total 2.5 milionë humbje të vendeve të punës për vitin 2008-të, në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›