E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ambasada SHBA kujton 8 dhjetorin: Qëndrojmë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën e anëtarësimit në BE

Edhe ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur 8 dhjetorin e 34 viteve më parë, ditën kur studentët dhe të rinjtë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke sjellë rënien e tij.

Në shënimin e saj në rrjetet sociale, ambasada vëren se kjo lëvizje formësoi edhe të ardhmen e kombit.

“Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundon qëndrimin e saj selia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›