E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përplaset me motorin në aksin Lezhë-Shkodër, përfundon në spital shoferi

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gocaj.

Sipas burimeve policore, ndërprerja e rrugës nga pakujdesia e drejtuesit të motorit ka shkaktuar përplasjen e tij me një makinë.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet përkatëse. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›