E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane: Udhëheqësit politikë të ruajnë këtë hov pozitiv

Share

Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me votimin në konsensus të disa ligjeve në Kuvend dhe ka mirëpritur ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar. Nxisim të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›