E Martë, 3 Nëntor 2026

Ambasada e Gjermanisë: Çështja e dinarit është pjesë e dialogut, përfaqësuesit e Prishtinës të vijnë në takime

Ambasada gjermane në Prishtinë ka deklaruar se çështja e ndalimit të dinarit në Kosovë duhet të jetë pjesë e dialogut me Beogradin. Sipas ambasadës, përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë duhet të marrin pjesë në çdo takim të thirrur nga ndërmjetësuesit e BE-së.

Ambasada gjermane ka shprehur shqetësimin për këtë çështje, ndërsa bën me dije se përpos saj, kjo situatë ka krijuar shqetësim edhe në shtete të tjera.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me vendimin e marrë për ndalimin e përdorimit të dinarit serb prej 1 shkurtit, nxiti reagimin e Serbisë, e cila e akuzon Prishtinën se kërkon të krijojë kushte të padurueshme për jetën e serbëve.

Nga ana e saj Kosova siguron se rregullorja nuk u vendosu për të ndëshkuar askënd, por se euro është valutë legjitime për transaksionet tregtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›